Kthehet Coronavirusi në Wuhan, shënohet rasti i parë prej 3 prillit

Azia

Kthehet Coronavirusi në Wuhan, shënohet rasti i parë prej 3 prillit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 14 raste të reja të koronavirusit, përfshirë rastin e parë që nga 3 prilli në Wuhan.

Përderisa të enjten Kina zyrtarisht i shpalli të gjitha rajonet si zona me rrezik të ulët, rastet e reja të së dielës paraqesin rritje të madhe në krahasim me një rast të vetëm që u konfirmua një ditë më parë.

Rasti i ri në Wuhan, i pari që nga 3 prilli, më parë ishte pa simptoma, raportoi komisioni shëndetësor.

Përpos këtij rasti, dy raste të tjera ishin të ardhura nga shtetet e tjera. Autoritetet i regjistruan edhe 20 raste pa simptoma, që paraqet shifrën më të lartë nga 1 maji.

Sidoqoftë, gjatë periudhës 24-orëshe në Kinë nuk u raportua për ndonjë viktimë, shkruan “Reuters”.

Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,901 raste të infektimeve dhe 4,633 të vdekur nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat