Iran i gatshëm t’i shkëmbejë pa parakushte të burgosurit me SHBA-të

Azia

Iran i gatshëm t’i shkëmbejë pa parakushte të burgosurit me SHBA-të

Më: 10 maj 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Shteti i Iranit është i gatshëm për një shkëmbim të plotë të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu është cituar zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, i cili ka bërë të ditur se Uashingtoni ende nuk iu është përgjigjur kësaj thirrje për shkëmbimin e të burgosurve, shkruan Reuters.

“Ne jemi të gatshëm të shkëmbejmë të burgosurit iranianë dhe amerikanë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë çështje, por amerikanët ende nuk janë përgjigjur”.

“Jemi të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e iranianëve në burg … E konsiderojmë Amerikën përgjegjëse për sigurinë e iranianëve në mes të shpërthimit të pandemisë Covid-19”.

Rabiei ka theksuar se nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetësues të tretë midis Iranit dhe SHBA-ve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat