Jemeni shënon 34 raste me coronavirus, rrezikohet nga një sëmundje që po e përhapin mushkonjat

Azia

Jemeni shënon 34 raste me coronavirus, rrezikohet nga një sëmundje që po e përhapin mushkonjat

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Në kohën kur pandemia e ka përfshirë gjithë botën, në Jemen coronavirusi nuk paraqet problem, pasi janë vetëm 34 të infektuar, shtatë persona kanë vdekur, derisa një është shëruar.

Mirëpo, në këtë shtet është përhapur një sëmundje tjetër që po e bartin mushkonjat, që deri tani i ka mbytur 50 persona, derisa 3,000 të tjerë janë në infektuar.

Të dhënat janë bërë të ditura në mënyrë anonime, nga një zyrtarë i kryeqytetit të përkohshëm Aden. Raportohet se viktimat janë të prekur nga ethet e njohura si chikungunya, që shkaktohen nga pickimet e mushkonjave dhe zgjasin nga pesë deri në shtatë ditë.

Viktime e këtyre etheve, që shoqërohen me të vjella dhe marramendje, ka qenë edhe guvernatori i distriktit Sheikh Othman. Besohet se sëmundja është shpërndarë, pas 21 prillit kur regjioni u përfshi nga vërshime shumë të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, ndodhën edhe vërshimet shkatërruese që ia morën jetën tetë personave, prej të cilëve pesë ishin fëmijë. Për shkak të dëmeve të mëdha, qeveria e shpalli kryeqytetin e përkohshëm Aden, si zonë të katastrofës.

Kombet e Bashkuara kanë dërguar ndihma në Jemen, ku 150 mijë njerëz janë të prekur nga dëmet shkatërruese të vërshimeve, ndërsa tani duhet të bëjnë kujdes edhe nga mushkonjat e infektuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat