​Koronavirusi rikthehet në Wuhan

Azia

​Koronavirusi rikthehet në Wuhan

Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Pasi epiqendra e pandemisë me koronavirus konsiderohej pika zero për më shumë se një muaj, sot në Wuhan të Kinës janë regjistruar rastet e reja.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit kinez njoftoi se personi i parë me koronavirusin të raportuar në Wuhan që nga 3 prilli është pa asnjë simptomë të shprehur më parë.

Një rast tjetër i ri po sot është raportuar në Shulan. Numri i raporteve të pacientëve që nuk shfaqin simptoma në vend ka arritur nivelin më të lartë që nga 1 maji - 20. Megjithatë, nuk u raportuan vdekje të reja nga Covid-19.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë që nga 9 maji është rreth 83 mijë. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit kinez, 4 mijë e 633 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes dhe 78 mijë e 120 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat