Disa të plagosur nga sulmet me bomba në Afganistan

Azia

Disa të plagosur nga sulmet me bomba në Afganistan

Më: 11 maj 2020 Në ora: 10:32
Harta e Afganistanit.

Katër civilë, përfshirë një fëmijë janë plagosur nga shpërthimi i katër bombave që ishin vendosur në rrugë, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, më 11 maj.

Shpërthimet në zonën Tahia Maskan të qytetit Kabul, kishin në shënjestër automjete që i përkisnin Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS), sipas zyrtarëve të sigurisë.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi për shpërthimet.

Talibanët nuk kanë kryer sulme të mëdha në kryeqytet që kur nënshkruan një marrëveshje historike me Uashingtonin në shkurt, me qëllim që të hapet rruga për paqen në vend pas më shumë se 18 viteve luftë.

Marrëveshja e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, më 29 shkurt, bën thirrje që qeveria afgane të lirojë 5,000 luftëtarë talibanë si një masë e ndërtimit të besimit, para se të fillojnë bisedimet zyrtare të paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat