ISIS ua vrau nënat: Gruaja afgane ushqen me gji 20 foshnje në maternitet

Azia

ISIS ua vrau nënat: Gruaja afgane ushqen me gji 20 foshnje në maternitet

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:24
Gruaja afgane ushqen me gji 20 foshnje në maternitet

Një nënë afgane është shprehur vullnetare që të ushqejë me gji 20 foshnje të porsalindura nga një njësi materniteti në Kabul pasi të sapolindurit, infermierët dhe nënat u masakruan në një sulm me armë këtë javë nga organizata terroriste ISIS.

Feroza Younis Omar është duke ushqyer foshnjat që kanë mbetur pa nëna pas një sulmi me armë në njësinë e maternitetit Mjekët pa Kufij në kryeqytetin afgan, Kabul, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

24 persona ngelën të vrarë nga ky sulm, përfshirë dy të sapolindur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë afgane.

Omar, e cila është nëna e një fëmije 14-muajsh dhe punon në Ministrinë e Ekonomisë së vendit, po ndihmon të porsalindurit që të shërohen në Spitalin Ataturk në Kabul

“Të gjithë ne jemi dëmtuar nga kriminelët që po shkatërrojnë të njerëzishmen në Afganistan. Unë jam një nga të dëmtuarët”, u shpreh ajo.

Tre të armatosur të kamufluar me veshje të oficerëve të policisë sulmuan maternitetin në kryeqytetin Afganistan të martën në mëngjes.

Ata hodhën granata përpara se të hapnin zjarr drejt qendrës shëndetësore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat