Kuzhinierët tajlandezë pa punë, gatuajnë për të papunët nga kriza e virusit

Azia

Kuzhinierët tajlandezë pa punë, gatuajnë për të papunët nga kriza e virusit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 21:56
Bankok

Kuzhinierët profesionistë të mërkurën filluan gatimin e rreth 40,000 drekave në kryeqytetin e Tajlandës për komunitetet e prekura nga pandemia e koronavirusit.

Chef Hugs, një organizatë bamirëse lokale, punësoi 200 kuzhinierë dhe dhjetëra shofer taksie, shumë prej të cilëve aktualisht jetojnë me të ardhura shumë të vogla, për projektin 10-ditor. Disa nga kuzhinierët janë nga restorante të njohura në të gjithë qytetin.

"Unë jam kuzhinier dhe nuk kam punë tani. Jam në telashe, por e di se ka njerëz që janë shumë më keq, prandaj dua ta bëj këtë për ta, "tha Thanyalak Suttama, duke përgatitur tabakanë me mish.

Të gjithë kuzhinierët e përfshirë në projekt po marrin 400 baht (12 dollarë) në ditë, ndërsa shoferet e taksistëve po fitojnë 300 baht (9 dollarë) për transportimin e ushqimit në 50 komunitete me të ardhura të ulëta në të gjithë Bankokun. Rreth 4000 përgatiten çdo ditë.

Tajlanda të mërkurën nuk raportoi asnjë rast të ri me COVID-19 për herë të parë në dy muaj ndërkohë që qeveria lehtësoi më shumë kufizimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat