Irani dënon akademiken franceze me gjashtë vjet burg - Bota Sot
Irani dënon akademiken franceze me gjashtë vjet burg

Azia

Irani dënon akademiken franceze me gjashtë vjet burg

Më: 16 maj 2020 Në ora: 17:12
Fariba Adelkhah

Irani e ka dënuar akademiken irano-franceze Fariba Adelkhah me gjashtë vjet burg me akuza të lidhura me sigurinë kombëtare, tha avokati i saj të shtunën."Gjykata e ka dënuar atë me gjashtë vjet," tha Saeid Dehghan.

"Dega 15 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit e ka dënuar atë me pesë vjet burg për grumbullim dhe komplot kundër sigurisë kombëtare të Iranit dhe gjithashtu edhe një vit burg për propagandë kundër Republikës Islamike."

Avokati Dehghan tha se do të apelonte kundër dënimit. Irani i hoqi akuzat për spiunazh ndaj Adelkhah por e la në burg për akuza të tjera të lidhura me sigurinë, tha Dehghan në mars.

Irani e ka refuzuar thirrjen e Francës për ta liruar zonjën Adelkhah, një antropologe 60 vjeçare, i cila është ndaluar që prej qershorit 2019, duke thënë se kërkesa është një ndërhyrje në punët e brendshme të Teheranit. Teherani nuk njeh kombësi të dyfishtë.

Në mars, Irani liroi partnerin e Adelkhah, akademikun francez Roland Marsal, i cili u arrestua së bashku me të. Marsal u lirua pasi Franca liroi inxhinierin iranian Jalal Ruhollahnejad, i arrestuar me pretendimin se shkeli sanksionet amerikane kundër Teheranit.

Një gjykatë franceze në maj 2019 miratoi ekstradimin e Ruhollahnejad në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuzën e përpjekjes për të importuar ilegalisht teknologji amerikane për qëllime ushtarake në emër të një kompanie iraniane për të cilën zyrtarët amerikanë thanë se ishte e lidhur me Gardës  Revolucionit të Iranit.

Garda e plotfuqishme ka arrestuar dhjetëra shtetas me nënshtetësi të dyfishtë vitet e fundit, kryesisht me akuzën për spiunazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat