Nënshkruhet marrëveshja në Afghanistan, pas presionit të madh nga SHBA-ja

Azia

Nënshkruhet marrëveshja në Afghanistan, pas presionit të madh nga SHBA-ja

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:29
Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të kontestuara, e kanë nëshkruar të dielen marrëveshjen për ndarjen e pushtetit, për t’i dhënë fund ngërçit politik që ka penguar përparimin drejt paqes.

Në marrëveshje është e paraparë që Abdullahu të udhëheqë procesin e arritjes së paqes me kryengritësit talebanë, ndërsa Ghani do ta udhëheqë vendin si president, kanë thënë burime nga dy taborët.

“Në përgjithësi të dy palët kanë arritur marrëveshje bazuar në të cilën do të kenë 50 për qind të ndarjes në qeveri. Ajo që ende po debatohet është ndarja e ministrive”, është thënë nga një burim para firmosjes së kësaj marrëveshjeje. Abdullah dëshiron ta kontrollojë ministrinë e financave apo atë të jashtme, ndërsa Ghani ende nuk është pajtuar në këtë.

Ai mund t’ia ofrojë kontrollin e ministrisë së brendshme. Abdullah kishte kontestuar rezultatet e zgjedhjeve të shtatorit dhe kishte paralajmëruar formimin e një qeverie paralele më herët këtë vit, duke minuar administratën e Ghanit në një kohë kur SHBA-ja po tentonte të avanconte procesin e paqes me talebanët për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.

Ëashingtoni, i frustruar me këtë ngërç të krijuar, ku madje edhe sekretari i shtetit Mike Pompeo kishte udhëtuar në Kabul për të negociuar, kishte paralajmëruar me tërheqjen e ndihmës 1 miliard dollar nëse ata nuk arrijnë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat