Kërkohet që masat e izolimit në Indi të zgjasin deri më 31 maj - Bota Sot
Kërkohet që masat e izolimit në Indi të zgjasin deri më 31 maj

Azia

Kërkohet që masat e izolimit në Indi të zgjasin deri më 31 maj

Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:48
Indi

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Indisë (NDMA), ka bërë një kërkesë për ta zgjatur masat e izolimit deri më 31 maj, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo letër i është dërguar ministrisë së punëve të brendshme të Indisë, e cila pritet të nxjerrë udhëzime të hollësishme në lidhje me izolimin, sonte vonë.

Raportohet se më shumë 90 mijë persona u infektuan nga koronavirusi në Indi.

Ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 871.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat