Presidenti kinez: Vaksina kineze do të jetë e disponueshme për të gjithë botën - Bota Sot
Presidenti kinez: Vaksina kineze do të jetë e disponueshme për të gjithë botën

Azia

Presidenti kinez: Vaksina kineze do të jetë e disponueshme për të gjithë botën

Më: 18 maj 2020 Në ora: 19:20
Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping njoftoi në asamblenë e 73-të të OBSH-së se Kina do t’i dhurojë Organizatës “dy miliardë dollarë” për të luftuar koronavirusin dhe se nëse Pekini do gjente një vaksinë kundër Covid-19 për ta shpërndarë atë në te gjithë botën.

Kina aktualisht po zhvillon pesë variante për vaksinën për të cilën janë angazhuar vendet dhe kompanitë kryesore të botës.

“Kina ka vepruar në mënyrë transparente dhe të shpejtë, duke siguruar të gjitha informacionet në kohën e duhur dhe duke ndihmuar vendet në emergjencën e koronavirusit“, theksoi gjithashtu presidenti kinez.

“Do të ketë një hetim të plotë të Covid-19 bazuar në shkencë dhe do të kryhet profesionalisht, por vetëm kur emergjenca të jetë nën kontroll”, – shtoi ai.

Macron për vaksinën: Shëndeti i njeriut nuk mund të blihet dhe as të shitet

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetje për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe bëri thirrje për qasje të barabartë në çdo vaksinë për koronavirusin, ndërsa ka folur në një deklaratë të para-regjistruar për Asamblenë e 73-të Botërore të Organizatës së Shëndetit.

“Nëse zbulojmë një vaksinë kundër Covid-19, ajo do të jetë një e mirë publike globale dhe të gjithë duhet të kenë qasje në të,” tha Macron.

Ai e quajti këtë një çështje të efektivitetit dhe parimit. “Shëndeti i njeriut nuk mund të blihet dhe as të shitet”, – tha Emmanuel Macron duke shtuar se “ne kemi nevojë për një OBSH të fortë për të trajtuar Covid-19”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat