Kina raporton gjashtë raste të reja me COVID-19

Azia

Kina raporton gjashtë raste të reja me COVID-19

Më: 19 maj 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Kina ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Autoriteti shëndetësor kinez tha të martën se pranoi raporte për gjashtë raste të reja të konfirmuara me COVID-19 në territorin kinez të hënën, nga të cilat tre raste të importuara u raportuan në rajonin e brendshëm autonome të Mongolisë, raporton Reuters.

Tri rastet e tjera u bartën brenda vendit, me dy raportuar në Provincën Jilin dhe një në Provincën Hubei, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.

Një rast i dyshuar nga jashtë ishte raportuar në Shanghai, tha komisioni.

Asnjë vdekje në lidhje me sëmundjen nuk u raportua të hënën, sipas komisionit.

Të hënën, tre persona u liruan nga spitalet pas shërimit, ndërsa numri i rasteve të rënda u rrit me dy në 10.

Që nga e hëna, rastet e konfirmuara në përgjithësi në kontinent kishin arritur në 82.960, përfshirë 85 pacientë që ende ishin duke u trajtuar, dhe 78.241 persona që ishin larguar pas shërimit.

Në total 4,634 njerëz kishin vdekur nga sëmundja, tha komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat