Koronavirusi/ Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, frikë për…

Azia

Koronavirusi/ Mbi 108 milionë kinezë në karantinë, frikë për…

Më: 20 maj 2020 Në ora: 07:56
Pamje nga Kina

Një vatër e re e koronavirusit ka detyruar autoritetet kineze të vënë masa të rrepta të izolimit në verilindje të Kinës, kështu që në karantinën e re aktualisht gjenden më shumë se 108 milionë njerëz.

Pavarësisht që janë regjistruar vetëm 34 raste të reja me coronavirus në provincën Jilinl që po cilësohet si vatra e re e përhapjes së virusit, është ndalur transporti rrugor, hekurudhor si dhe janë mbyllur të gjitha shkollat.

“Reagimi i shpejtë i Kinës po ngjall frikën se mund të vie deri të vala e dytë e infeksioneve. Gjithashtu është një tregues se sa i vështirë do të jetë procesi i rihapjes së Kinës dhe vendeve tjera, pasi që rritja e numrit të infektuarve mund të rrezikoj rikthimin e izolimit edhe më të rreptë”, shkruan Bloomberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat