India përgatitet të goditet nga cikloni në kulmin e Covid-19 - Bota Sot
India përgatitet të goditet nga cikloni në kulmin e Covid-19

Azia

India përgatitet të goditet nga cikloni në kulmin e Covid-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 07:56
Cikloni Amfan pritet të sjellë shira të dendur dhe erëra  deri në 185 km / orë.

Një ciklon pritet të godasë  të mërkurën bregdetin lindor të Indisë. India po përgatitet për një "stuhi të rëndë ciklonike" - një nga më të mëdhatë në dekada - e cila do të fryjë në bregdetin lindor të vendit këtë pasdite ose mbrëmje.

Cikloni Amfan pritet të sjellë shira të dendur dhe erëra  deri në 185 km / orë.

Miliona banorë janë duke u evakuuar në fshatrat bregdetarë në shtetet Orissa dhe Bengali Perëndimor, e ku të fundit ka të ngjarë të përjetojnë barrën e stuhisë.

Të dy shtetet i kanë shndërruar shkollat qeveritare dhe ndërtesat e tjera në strehimore pasi u duhen hapësirë shtesë për të akomoduar njerëzit duke ruajtur distancën sociales - dhe ato janë të pakta pasi  shumë strehimore ekzistuese tashmë janë duke u përdorur si qendra karantine.

Stuhia vjen në një kohë kur në Indi, rastet e konfirmuara me Covid-19 e kaluan numrin 100,000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat