Regjimi kinez deklaroi se nuk do të “tolerojë kurrë” një shkëputje të Tajvanit - Bota Sot
Regjimi kinez deklaroi se nuk do të “tolerojë kurrë” një shkëputje të Tajvanit

Azia

Regjimi kinez deklaroi se nuk do të “tolerojë kurrë” një shkëputje të Tajvanit

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:17
Foto

Kina “kurrë nuk do të tolerojë” shkëputjen e Tajvanit, i tha një zyrtar i qeverisë kineze agjencisë shtetërore Xinhua, në përgjigje të deklaratave të presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen.

“Ne kemi vendosmëri të palëkundur, besim të plotë dhe të gjitha aftësitë për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësi i zyrës për çështjet e Tajvanit, Ma Xiaoguang, sipas deklaratave të lëshuara nga agjencia e lajmeve Xinhua (China New).

Në fjalën e saj inauguruese për mandatin e saj të dytë presidencial, Tsai tha të mërkurën se Kina duhet të gjejë një mënyrë për të “bashkëjetuar” me një Tajvan demokratik që nuk do të pranojë sundimin nga autoritetet komuniste.

“Ne nuk do të pranojmë që autoritetet në Pekin të vazhdojnë me parimin “një vend, dy sisteme” për të degraduar Tajvanin dhe minojnë status quo-në”, tha Tsai.

Tsai u rizgjodh presidente në janar, përkundër përpjekjeve të Pekinit për të izoluar Tajvanin dhe minuar ekonominë e tij që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2016.

Pekini mbron idenë e “një vend, dy sisteme” për Tajvanin, ashtu siç bën me Hong Kongun. Kështu, ishulli do të mbante liritë e tij, por do të ishte nën kontrollin e Pekinit. Tsai e hodhi poshtë këtë sistem gjatë fjalimit të tij të mërkurën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat