Autoritet në Wuhan marrin vendim, më nuk do të konsumohen kafshët e egra

Azia

Autoritet në Wuhan marrin vendim, më nuk do të konsumohen kafshët e egra

Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Wuhan në Kinë njihet si epiqendra e koronavirusit e cila ka përfshirë tërë globin, duke infektuar mbi 5 milionë njerëz, prej të cilëve 328 mijë e 200 kanë mbetur të vdekur.

Autoritetet atje kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarë do lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Ëuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat