A është e mundur? Wuhan thotë se ka kryer mbi 3 milionë teste për COVID-19 nga 12 maji

Azia

A është e mundur? Wuhan thotë se ka kryer mbi 3 milionë teste për COVID-19 nga 12 maji

Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:07
Foto

Wuhan është në mision t’i testojë të gjithë 11 milionë banorët për të parandaluar valën e dytë të infeksioneve nga COVID-19.

Komisioni Shëndetësor Komunal i Wuhan thotë se ka kryer 887,321 teste koronavirus më 20 maj, nga 856,128 teste më 19 maj, raporton Cnn.

Qyteti, dikur epiqendra e krizës pandemike, tani ka kryer 3.065.902 teste koronavirusi që nga 12 maj, tha komisioni.

Wuhan filloi të kryejë testime të koronavirusit në të gjithë qytetin mbi qytetarët e saj javën e kaluar pasi zyrtarët shëndetësorë zbuluan disa raste të reja të transmetuara në vend.

Nuk ka pasur raste të reja të koronavirusit të raportuar në Wuhan në 20 maj, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat