Kritika ndaj Pekinit lidhur me projektligjin mbi sigurinë kombëtare - Bota Sot
Kritika ndaj Pekinit lidhur me projektligjin mbi sigurinë kombëtare

Azia

Kritika ndaj Pekinit lidhur me projektligjin mbi sigurinë kombëtare

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:11
Pekin

Plani i Kinës për të imponuar një ligj mbi sigurinë kombëtare në Hong Kong me qëllimin për të parandaluar dhe ndëshkuar "aktet që synojnë shkëputjen, apo akteve të paligjshme kundër qeverisë si dhe aktiviteteve terroriste" që kërcënojnë sigurinë kombëtare, ka ndeshur në kritika të ashpra dhe shumë mendojnë se ky do të jetë fundi i qytetit të lirë e të hapur që bota ka njohur deri tani.

Plani gjithashtu do të lejojë që organet kineze të sigurisë kombëtare të krijojnë agjensi në Hong Kong "kur të jetë e nevojshme".

Kina e ka treguar prej kohësh qëllimin për ta vënë Hong Kongun nën kontroll të rreptë. Protestat e vitit të kaluar me pjesmarrjen e miliona vetëve dhe shpesh të dhunshme të nxitura nga një ligj i kritikuar ashpër mbi ekstradimin, tronditën udhëheqjen kineze.

Muajt e fundit, zyrtarët kinezë urdhëruar qytetin që të miratojë legjislacionin për të ndaluar mundësitë për përmbysje, akte të paligjshme kundër qeverisë, synimet separatiste dhe ndërhyrjet e huaja. Në komunikimin lidhur me një takim të rëndësishëm të Partisë Komuniste në muajin nëntor (plenumi i katërt i saj), Pekini i kërkoi qytetit të "përsosë" sistemin e tij ligjor për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

Kritikët thonë se përpjekjet e Pekinit për të përfshirë Hong Kongun në sistemin e tij të sigurisë kombëtare përmes anashkalimit parlamentit të qytetit, përbën një shkelje të politikës "një vend dy sisteme" të parashikuar në Deklaratën e Përbashkët me Britaninë të nënshkruar në vitin 1984 e cila ka për qëllim t'i garantojë Hong Kongun një shkallë të lartë autonomie.

Në hapjen e seancës vjetore parlamentare në Kinë të premten Wang Chen, nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar, tha se një version i propozimit ishte dorëzuar në parlament për diskutim. Sipas propozimit, parlamenti do të autorizojë Komitetin e Përhershëm për të hartur ligje mbi "vendosjen dhe përmirësimin e sistemit juridik si dhe mekanizma për zbatimin e tyre nga Hong Kongu me qëllimin për të ruajtur sigurinë kombëtare" për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimet e konsideruara si përmbysje, terrorizëm, separatizëm, akte të tjera që rrezikojnë seriozisht sigurinë kombëtare, si dhe aktivitetet e forcave të huaja në punët e Hong Kongut”.

Sipas propozimit "kur të jetë e nevojshme", organet e sigurisë kombëtare kineze do të krijojnë agjensi në Hong Kong për "përmbushjen e detyrave përkatëse për të ruajtur sigurinë kombëtare", siç thuhet në propozim.

Udhëheqësja e Hong Kong-ut Carrie Lam tha që qeveria e saj do të "bashkëpunojë plotësisht" me parlamentin kinez për të ruajtur sigurinë kombëtare, për të cilën tha se nuk do të prekte të drejtat, liritë ose pavarësinë e gjyqësorit.

Propozimi mund të rrisë tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit, marrëdhënia mes të cilëve është prishur tashmë për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare nsi dhe akuzave reciproke mbi trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte "shumë fuqishëm" nëse Pekini do të bënte përpara me këtë iniciativë ligjore. Sekretari Pompeo e quajti atë një "propozim që do të shkaktonte një dëm tejet të madh" duke shtuar se do të shënonte “fundin” për autonominë e Hong Kongut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah banorëve të Hong Kongut./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat