Kafshët e mëdha po vuajnë nga uria, Kopshti zoologjik në Indonezi do t'u japë drerët

Azia

Kafshët e mëdha po vuajnë nga uria, Kopshti zoologjik në Indonezi do t'u japë drerët

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:59
Kopshti zoologjik në Indonezi do t'u japë drerët

Një kopsht zoologjik në Indonezi mund të therë disa nga kafshët e tij për të ushqyer të tjerët, si psh  një tigër nga Sumatra dhe një leopard nga Java, nëse i mbaron ushqimi muajt e ardhshëm për shkak të mbylljes së dyerve prej koronavirusit.

Ndërsa 850 kafshët po ushqehen me racione më të vogla se zakonisht, kopshti zoologjik po mendon për "skenarin e rastit më të keq": të mbysë disa kafshë - për të ushqyer të tjerat, sepseushqimi në korrik mund të mbarojë.

Kopshti zoologjik Badung në qytetin e katërt më të madh në Indonezi, i cili zakonisht fiton rreth 1.2 miliardë rupi ose 81,744 dollarë në muaj nga vizitorët, mbylli portat në 23 mars në kuadrin e kufizimeve për të frenuar koronavirusin.

"Ne kemi rreth tridhjetë drerë me pulla dhe kemi përzgjedhur ata më të vjetrit dhe që nuk riprodhojnë më, që të theren për të shpëtuar mishngrënës si tigri sumatran dhe leopardi javan," tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik Sulhan Syafi'i.

Disa zogj duke përfshirë patat gjithashtu mund të theren, tha ai.

Macet e mëdha, si tigri Sumatran Fitri,  janë të rrezikuara në mënyrë kritike. Ata po hanë nga 8 kg mish çdo ditë nga 10 kg më parë.

Kopshtit zoologjik i duhen më shumë se 400 kg fruta në ditë dhe 120 kg mish çdo ditë, tha Syafi, duke përmendur se tani po mbështetet në dhurime për t'i mbajtur kafshët e saj të gjalla.

"Krokodilët janë më të shëndoshë dhe tigrat janë gjithashtu më të shëndetshëm. Por luani është akoma pak i dobët, "tha Fauzan Dzulfikar, i cili u lejua të vizitojë kopshtin pas një dhurimi.

Racionet më të vogla ditore nuk kanë kaluar pa u vënë re nga kafshët, edhe pse Syafi tha që ata po  i plotësonin standardet minimale të mirëqenies së kafshëve.

Ruajtësi i orangutangut Aep Saepudin tha se primatët e rrezikuar mund të shkojnë të xhindosen.

"Ushqimi ka mbaruar, por ata ende duan të hanë," tha Saepudin.

Shoqata Zoologjike e Indonezisë, e cila ka kërkuar ndihmë nga Presidenti Joko Ëidodo, vlerëson se 92 përqind e 60 kopshteve zoologjike të vendit mund të ushqejnë kafshët e tyre vetëm deri në fund të majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat