Kina për herë të parë pa raste të reja me Coronavirus - Bota Sot
Kina për herë të parë pa raste të reja me Coronavirus

Azia

Kina për herë të parë pa raste të reja me Coronavirus

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:08
Ilustrim

Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus më 22 maj, hera e parë që nga fillimi i pandemisë në qytetin Wuhan vitin e kaluar, raporton Al Jazeera.

Sidoqoftë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) tha se ekzistonin dy raste të dyshuara, një i importuar në Shangai, dhe një tjetër rast i transmetimit lokal ne provincën veri jugore Jilin.

Rastet e reja asimptomatike kanë pësuar rënie nga 35 në 28 për një ditë, ka thënë NHC.

Në Kinë, deri tash janë raportuar 4,638 vdekje dhe 84,081 të infektuar, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat