Siria e rrënuar nga lufta shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit - Bota Sot
Siria e rrënuar nga lufta shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Azia

Siria e rrënuar nga lufta shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Siri janë konfirmuar 20 raste të reja të infektimit me Covid-19. Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që nga fillimi i përhapjes së virusit në këtë shtet, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Vendi i rrënuar nga lufta e gjatë civile deri më tani zyrtarisht i ka regjistruar 106 raste të infektimeve dhe katër të vdekur. Numri i rasteve është rritur ditëve të fundit pas kthimit të sirianëve nga vendet e huaja, njoftoi kjo ministri.

Autoritetet siriane e kanë zbatuar orën policore gjatë natës për ta parandaluar përhapjen e virusit, por kanë filluar ta riaktivizojnë një pjesë të ekonomisë, shkruan “Reuters”.

Mjekët dhe grupet e ndihmave po brengosen se infrastruktura shëndetësore, e shkatërruar nga nëntë vjet konflikt, do ta bënte më vdekjeprurëse pandeminë dhe më të vështirë për ta luftuar.

Ministri i shëndetësisë, Nizar Yazigi, tha javën e kaluar se sanksionet perëndimore, të cilat sipas tij janë shtrënguese dhe të padrejta, janë duke i goditur shërbimet mjekësore që nevojiten për ta luftuar sëmundjen dhe bëri thirrje për largimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat