COVID-19: Japonia i jep fund gjendjes së emergjencës, Mali i Zi feston dhe shënon rekord!

Azia

COVID-19: Japonia i jep fund gjendjes së emergjencës, Mali i Zi feston dhe shënon rekord!

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Japonia i ka dhënë fund gjendjes së emergjencës së lidhur me koronavirusin në të gjithë territorin kombëtar. E ka lajmëruar kryeministri Shinzo Abe.

Vendi aziatik ka regjistruar në total 16 mijë e 581 raste me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 840 persona.

Sakaq, lajmi i ditës ka të bëjë edhe me Malin e Zi, që prej 18 ditësh nuk regjistron asnjë të prekur të ri nga Covid-19.

Duke qenë një shtet me vetëm 600 mijë banorë, sigurisht që qeveria e ka pasur më të lehtë të menaxhojë situatën dhe kontrollojë pandeminë. Në Malin e Zi humbën jetën 9 persona nga 324 të prekur dhe 315 u shëruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat