Për vetëm 9 ditë, në Wuhan i nënshtrohen testit të COVID-19 – 6.5 milionë qytetarë - Bota Sot
Për vetëm 9 ditë, në Wuhan i nënshtrohen testit të COVID-19 – 6.5 milionë qytetarë

Azia

Për vetëm 9 ditë, në Wuhan i nënshtrohen testit të COVID-19 – 6.5 milionë qytetarë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:45
Foto

Qyteti kinez Wuhan ka arritur që për vetëm 9 ditë të kryej 6.5 milionë teste të coronavirusit tek qytetarët e këtij qyteti, e këto masa drastike të ndërmarra nga autoritetet kanë për qëllim parandalimin e valës së dytë të infeksioneve, pasi ky vend konsiderohet si epiqendra e pandemisë globale, raporton CNN.

Ky vendim u mor pasi u raportuan gjatë raste të reja në këtë qytet në fillim të këtij muaji, duke u cilësuar si rastet e para që nga prilli kur ky qytet doli nga izolimi total prej më shumë se 60 ditëve.

Testimet masive kanë zbuluar 198 raste asimptomatike – njerëz që janë të infektuar me coronavirus por që nuk shfaqin kurrfarë simptomash.

Autoritetet e këtij vendi janë zotuar se brenda dhjetë ditëve do të përfundojnë testimin e të gjithë qytetarëve, ndërsa vetëm të premten kanë kryer mbi 1.47 milion teste. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat