Ndërron jetë “babai i kumarit”/ Plot 6 miliardë USD pasuri dhe 17 fëmijë - Bota Sot
Ndërron jetë “babai i kumarit”/ Plot 6 miliardë USD pasuri dhe 17 fëmijë

Azia

Ndërron jetë “babai i kumarit”/ Plot 6 miliardë USD pasuri dhe 17 fëmijë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:11
Stanley Ho

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, Stanley Ho, manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për shndërrimin e Macau-t, kryeqytet të kumarit në botë.

Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë dollarë.

Lindur në Hong Kong, Ho pati katër gra dhe 17 fëmijë.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vajza e tij Pansy. Miliarderi Ho u konsiderua babai i lojërave moderne të fatit në Kinë, me një monopol të padiskutueshëm gjatë katër dekadave në kazinotë e Macau-t.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat