Shmangu një bllokim duke iu shmangur ‘Tri C-ve’ – publikohet ‘lista me arsyet e suksesit’ të Japonisë në kohën e coronavirusit - Bota Sot
Shmangu një bllokim duke iu shmangur ‘Tri C-ve’ – publikohet ‘lista me arsyet e suksesit’ të Japonisë në kohën e coronavirusit

Azia

Shmangu një bllokim duke iu shmangur ‘Tri C-ve’ – publikohet ‘lista me arsyet e suksesit’ të Japonisë në kohën e coronavirusit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:59
Japonia

Kur u godit nga pandemia, ekspertët parashikuan që Japonia do të goditej fort nga virusi, me disa duke thënë numri i të vdekurve mund të arrinte deri në 400,000.

Dhe përkundër paralajmërimeve, sipas Business Insider,vendi nuk zbatoi asnjë mbyllje, vetëm testoi 0.2% të popullsisë së tij dhe ishte i ngadaltë për të anuluar Lojërat Olimpike të Verës.

Japonia nuk ka përdorur teknologjinë e mbikëqyrjes ashtu si vepruan Kina dhe Singapori, dhe nuk përdori testime në shkallë të gjerë, siç bëri për shembull Koreja e Jugut.

E megjithatë, megjithëse të paktën 26% e popullsisë së Japonisë është mbi moshën 65 vjeç, dhe në rrezik më të lartë për t’u sëmurë me coronavirus, shumica nuk u sëmurën.

Vendi me 126 milionë banorë ka shpallur të përfunduar gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare, dhe shumë janë duke thënë se historia e tyre e suksesit ishte për shkak të mesazheve të qeverisë japoneze.

Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të shmangë këtyre “Tri C-ve” (closed spaces, crowded places, and close-contact settings), duke iu referuar hapësirave të mbyllura, vendeve të mbushura me njerëz dhe kontakteve të afërta.

Disa thonë se sekreti i suksesit të Japonisë është një mister

“Vetëm duke parë numrin e vdekjeve, mund të thuash se Japonia ishte e suksesshme”, mendon Mikihito Tanaka, një profesor në Universitetin Waseda, për Bloomberg. “Por edhe ekspertët nuk e dinë arsyen”.

Një listë me arsyet e historisë së suksesit të Japonisë po qarkullon nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë kulturën e maskave të Japonisë, shkallën më të ulët të mbipeshës, shtytjen për t’i mbyllur shkollat në fillim dhe një pretendim se folësit japonezë lëshojnë më pak spërkala sesa gjuhët e tjera.

Gjithashtu, janë përmendur edhe disa faktorë kulturorë: Japonia është një komb më pak “prekës me njëri-tjetrin” sesa vendet si Shtetet e Bashkuara, është i njohur për pastërtinë dhe ka një sistem të përkushtuar të shëndetit publik.

Por shumica e ekspertëve thonë se nuk e dinë me të vërtetë se pse Japonia nuk u shkatërrua nga virusi, dhe me siguri nuk do ta dimë derisa të përfundojë pandemia.

Japonia vepronte më herët se vendet e tjera

Një gjë që është e qartë është se reagimi i hershëm i Japonisë ndaj virusit, i nxitur nga infeksioni i përhapur në anijen e lundrimit Diamond Princess, ishte thelbësor për të siguruar që vendi të dinte se sëmundja nuk ishte larg, dhe mund të godiste edhe vendin e tyre.

Gjithashtu përmendet edhe rrjeti i fuqishëm i gjurmuesve të kontakteve, të cilët filluan gjurmimin e sëmundjes në janar, si dhe mundësinë që lloji i virusit mund të ketë qenë më pak i rrezikshëm sesa versioni që u përhap në Evropë dhe Amerikë, i cili mund të ketë ndryshuar tashmë.

Për më tepër, Japonia mbylli shkollat dhe pezulloi ngjarjet sportive shumë kohë përpara vendeve të tjera.

Këto ndërhyrje të qeverisë, të shoqëruara me veprime kolektive nga publiku, bënë një ndryshim, shkruanin Rob Fahey dhe Paul Nadeau në Tokyo Review.

Pse Japonia mori qasjen e “Tri C-ve” në vend të një bllokimi

Qasja të cilën Japonia mori në vend që të zbatonte mbyllje ose urdhra për distancim shoqëror, përfshin shmangien e hapësirave të mbyllura me ventilim të dobët, vende të mbushura me njerëz me grupe njerëzish aty pranë, si dhe bisedat në një distancë të largët.

Një metodë e tillë lë vend për vendime individuale se ku duhet të shkoni dhe çfarë lloj rreziqesh për të marrë përsipër keni, duke minimizuar efektet e virusit ndërsa lejoni që jeta të vazhdojë, megjithëse në mënyrë të kufizuar.

“Ne duhet të krijojmë një mënyrë jetese të re tani e tutje”, tha kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në një konferencë shtypi të hënën. “Ne kemi nevojë për të ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit”.

Gjithsesi, qytetarët japonezë nuk janë më të kënaqur me përgjigjen e kryeministrit Abe ndaj virusit, sipas një studimi të fundit, të cituar nga The Tokyo Review.

Megjithatë, disa banorë japonezë janë duke vlerësuar sistemin e “Tri C-ve”.

“Modeli lejon një nivel të caktuar të aktivitetit ekonomik dhe ruan lirinë e njerëzve për të lëvizur përpara, dhe si i tillë është më i qëndrueshëm për një afat të gjatë sesa modele më të rënda siç janë bllokimet”, mendon Kazuto Suzuki, profesor i Politikave Ndërkombëtare në Shkollën e Politikave Publike të Universitetit Hokkaido.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat