Ua mbyllën në Wuhan, tregtarët rihapin tezgat e tyre vetëm 14 km larg - Bota Sot
Ua mbyllën në Wuhan, tregtarët rihapin tezgat e tyre vetëm 14 km larg

Azia

Ua mbyllën në Wuhan, tregtarët rihapin tezgat e tyre vetëm 14 km larg

Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:54
Ilustrim

Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhani, shteti ku pohohet të jetë shfaqur së pari koronavirusi, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet tjera të qytetit.

Tregu i gjallesave kryesisht të detit në Huanan që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore.

Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur se, virusi ishte transmetuar tek njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Huanan. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i përdorin për specialitete të ndryshme.

Megjithatë disa prej këtyre shitësve të Huananit kanë zhvendosur tezgat e tyre në veri të Hankou, e videot e publikuara më poshtë dëshmojnë një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat