Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me koronavirus në Indi

Azia

Majmunët vjedhin mostrat e gjakut të pacientëve me koronavirus në Indi

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një grup majmunësh në Indi sulmuan një staf mjekësor dhe ua morën mostrat e gjakut të pacientëve, që ishin testuar pozitivë me koronavirusin e ri, kanë thënë të premten autoritetet.

Sulmi ndodhi këtë javë, ku një teknik laboratori po ecte në kampusin e kolegjit mjekësor të drejtuar nga shteti në Meerut, rreth 460 km në veri të Lucknowit, kryeqyteti i shtetit Uttar Pradesh.

“Majmunët morën dhe ikën me vrap me mostrat e gjakut të katër pacientëve me COVID-19, të cilët janë duke u trajtuar… duhet t’ua marrim sërish mostrat”, tha dr S.K. Garg, zyrtar i lartë në kolegj, raporton “Reuters”-i.

Autoritetet thonë se nuk e dinë nëse majmunët i kanë derdhur ato mostra, por njerëzit që jetojnë afër kampusit me shkurre frikësohen për përhapje të virusit nëse majmunët i kanë dërguar mostrat në zonat e banueshme.

Garg tha se nuk është e qartë nëse majmunët kanë mundur të infektohen me koronavirus nëse kanë pasur kontakt me gjakun e infektuar.

“Nuk ka dëshmi se majmunët mund ta kontraktojnë infeksionin”, tha Gargi për “Reuters”-in.

India ka shënuar 165.799 raste me koronavirus dhe 4.706 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat