Wuhan për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus - Bota Sot
Wuhan për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus

Azia

Wuhan për herë të parë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë kanë raportuar se në qytetin Wuhan, i cili është edhe epiqendra e virusit korona, për herë të parë nuk kanë pasur asnjë rast të ri me COVID-19.

Të dielën në qytetet tjera të Kinës janë raportuar gjithsej 16 raste, ky është numri më i lartë që ka arritur Kina brenda një dite, përgjatë tre javëve të fundit.

Në provincën Sichuan u raportuan 11 raste të reja, tre në Mongolinë e Brendshme dhe dy në Guangdong.

Gazeta “The Guardian” , raporton se virusi vazhdon të jetë ende prezent në pjesët tjera të botës, përfshirë edhe Brazilin i cili kaloi gjysmë million raste.

Në Angli, zyrtarë të lartë të shëndetit publik kanë kërkuar nga qeveria të anulojë disa prej masave të lehtësuara që kanë filluar që nga sot.

Pandemia e COVID-19 e cila deri tani ka infektuar të paktën 6 milion njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë se 372,000 njerëz, filloi në fundin e vitit 2019, në qytetin kinez, Wuhan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat