Për herë të parë në 30 vjet, ndalohet marshimi në sheshin e Hong Kongut, në kujtim të viktimave të vitit 1989 - Bota Sot
Për herë të parë në 30 vjet, ndalohet marshimi në sheshin e Hong Kongut, në kujtim të viktimave të vitit 1989

Azia

Për herë të parë në 30 vjet, ndalohet marshimi në sheshin e Hong Kongut, në kujtim të viktimave të vitit 1989

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:23
Foto

Policia e Hong Kongut e ka ndaluar për herë të parë në 30 vjet, marshimin e njerëzve në “Sheshin Tiananmen” për përkujtimin e viktimave të vitit 1989.

Sipas mediave të huaja, autoritetet deklaruan se vendimi erdhi pas shqetësimeve të pandemisë së coronavirusit.

Bëhet e ditur se Hong Kongu dhe Macau aktualisht janë vendet e vetme në territorin kinez, ku njerëzit marshojnë për të përkujtuar sulmin vdekjeprurës në vitin 1989, ndaj protestueve pro-demokracisë.

Ndryshe Hong Kongu iu kthye Kinës nga kontrolli britanik në vitin 1997, me modelin e njohur si “një vend, me dy sisteme”.

Lidhur me këtë rast, kryetari i Aleancës së Hong Kong, Lee Cheuk Yan, ka thënë se ndalimi i këtij marshimi bllokon këtë sistem të Hong Kongut.

Ndryshe protestuesit në prill të vitit 1989 pushtuan “Sheshin Tiananmen”, dhe filluan demonstratat më të mëdha politike në historinë e Kinës komuniste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat