I ishte ndërruar ngjyra e lëkurës pasi ishte infektuar me coronavirus, ndërron jetë mjeku kinez që punoi në spitalin e Wuhanit

Azia

I ishte ndërruar ngjyra e lëkurës pasi ishte infektuar me coronavirus, ndërron jetë mjeku kinez që punoi në spitalin e Wuhanit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:58
Li Wenliang

Mjeku kinez, lëkura e të cilit kishte ndërruar ngjyrë – duke u bërë e zezë pasi u prek nga coronavirusi, raportohet se ka ndërruar jetë pas betejës së ashpër me këtë virus për më shumë se pesë muaj.

Dr Hu Weifeng që ishte prekur nga virusi në janar derisa po luftonte me këtë pandemi, ka ndërruar jetë në spitalin e Wuhanit, epiqendra e pandemisë së coronavirusit.

42-vjeçari ishte trajtuar në repartin e kujdesit intensiv për më shumë se një muaj, para se të humbte betejën nga coronavirusi.

Urologu kinez ishte mik i mirë i Li Wenliang i cili kishte folur i pari dhe kishte zbuluar se bëhet fjalë për një virus të quajtur COVID-19 që po përhapet nëpër botë.

Por, kjo deklaratë i kishte kushtuar shtrenjtë, sepse disa orë më vonë ishte rrethuar nga policia kineze, ndërsa disa ditë më vonë ka ndërruar jetë nga coronavirusi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat