Vuhani “kryen me sukses” testimin e popullsisë për koronavirus - Bota Sot
Vuhani “kryen me sukses” testimin e popullsisë për koronavirus

Azia

Vuhani “kryen me sukses” testimin e popullsisë për koronavirus

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 19:45
Vuhan, Kinë

Autoritetet në qytetin Vuhan të Kinës – ku koronavirusi është zbuluar për herë të parë – thanë se programi dyjavor i testimit të të gjithë popullsisë “ka qenë i suksesshëm”.

Komisioni i Shëndetit i provincës Hubei tha se në periudhën 14 maj – 1 qershor ka testuar 9.89 milionë njerëz.

Popullsia e Vuhanit llogaritet të jetë rreth 11 milionë banorë.

Gazeta Zyrtare “Daily People” raportoi se rreth 300 njerëz - afërsisht 0.003% e totalit - kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, porse ata nuk kanë shfaqur simptoma.

Autoritetet raportohet se kanë shpenzuar rreth 126 milionë dollarë në teste.

Vuhani ka qenë epiqendra origjinale e shpërthimit të koronavirusit, me më shumë se 50,000 raste të konfirmuara.

Qytetarët e tij kanë kaluar 76 ditë në izolim gjatë kulmit të shpërthimit.

Sot, në gjithë botën numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 6.3 milionë. Prej tyre, mbi 2.7 milionë janë shëruar dhe mbi 376,000 kanë vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat