Kina raporton katër raste të reja me COVID-19

Azia

Kina raporton katër raste të reja me COVID-19

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 08:37
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi katër raste të reja të konfirmuara dhe dy raste asimptomatike COVID-19 në kontinent, nga fundi i 7 qershorit, tha të hënën komisioni shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që katër rastet e reja të konfirmuara ishin të ashtuquajturat raste të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë. Komisioni një ditë më parë raportoi 6 raste të konfirmuara, pesë prej të cilave u importuan, dhe pesë raste asimptomatike.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 83.040.

Numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,634.

Kina nuk numëron pacientë asimptomatikë – ata që janë të infektuar me koronavirus por nuk kanë simptoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat