Shkon në mbi 100,000 numri i të infektuarve me Covid-19 në Pakistan

Azia

Shkon në mbi 100,000 numri i të infektuarve me Covid-19 në Pakistan

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 08:45
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Pakistan ka njoftuar se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në mbi 100 mijë.

Sipas kësaj ministrie, Pakistani deri më tani i ka regjistruar 103,671 raste të konfirmuara të të prekurve nga virusi i ri, ndërsa 2,067 njerëz kanë vdekur, shkruan “CNN”.

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u shënuan 4,728 raste të reja të infektimeve, njoftoi kjo ministri.

Pakistani e largoi karantinën në nivel kombëtar në fillim të majit, ndonëse shkalla e rasteve të reja po vazhdon të rritet. Kjo mund të ketë ardhur si rezultat i rritjes së numrit të testimeve nga qeveria.

Deri të hënën, autoritetet pakistaneze i kanë testuar për koronavirus mbi 705 mijë njerëz. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë testuar 22,650 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat