Irani do të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”, që ndihmoi ushtrinë amerikane të lokalizojë gjeneralin Qassem Soleimani

Azia

Irani do të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”, që ndihmoi ushtrinë amerikane të lokalizojë gjeneralin Qassem Soleimani

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:34
Qassem Soleimani

Irani është zotuar se do të ekzekutojë burrin e akuzuar si spiun i CIA-s dhe Mossadit, që kinse u kishte dhënë informacione forcave amerikane mbi vendndodhjen e gjeneralit iranian Soleimani, para se të vritej në një sulm ajror me dron në Bagdad të Irakut.

Irani pretendon se Seyed Mahmoud Mousavui Majd, me kombësi iraniane, kishte pranuar para nga shërbimet inteligjente të SHBA-ve dhe Izraelit, në këmbim të dorëzimit të informacioneve mbi inteligjencën e njësisë iraniane Quds.

Ai është dënuar me vdekje këto ditë dhe ekzekutimi i tij pritet të ndodh “së shpejti”, të paktën kështu ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë në Iran.

Qassem Soleimani, zyrtar i lartë i ushtrisë iraniane që njëherit udhëhiqte me forcat Quds, ishte vrarë në një sulm ajror të realizuar nga forcat amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, gjatë 3 janarit të këtij viti.

Ky sulm kishte nxitur frikë dhe rritje të tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit, ku Teherani zyrtar ishte zotuar për hakmarrje. Madje gjatë 8 janarit, ushtria iraniane kishte lansuar disa raketa mbi bazën ajrore amerikane në Irak, duke shkaktuar dëme materiale, por jo edhe lëndimin e trupave amerikane

Shumë pak dihet për Majd, identiteti i të cilit më herët nuk ishte zbuluar, Besohet se ai është anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ku falë këtij posti ka arritur të sigurojë informacione mbi vendndodhjen e gjeneralit Soleimani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat