​Irani i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me SHBA-në - Bota Sot
​Irani i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me SHBA-në

Azia

​Irani i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me SHBA-në

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Irani u deklarua i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ekzistojnë kushtet e nevojshme, do të jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për arsye humanitare”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi.

“Ky plan mund të realizohet në bashkëpunim me ambasadën zvicerane në Teheran”, njoftoi zëdhënësi.

Zvicra përfaqëson interesat diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran sepse Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike për më shumë se 40 vjet.

Ish-ushtari amerikan, Michael White u u lirua javën e kaluar, pas gati dy vitesh në Iran.

Gjithashtu SHBA liroi shkencëtarin iranian, Majid Taheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat