Qyteti kinez raporton rastin e parë me koronavirus pas gati dy muajsh

Azia

Qyteti kinez raporton rastin e parë me koronavirus pas gati dy muajsh

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Qyteti i Pekinit ka regjistruar një rast të ri me COVID-19, pas gati dy muajsh pa ndonjë të diagnostikuar me sëmundjen për 56 ditë.

Zyrtarët e qytetit raportuan sot në një konferencë për shtyp se i infektuari i ri është banor lokal i moshës 56-vjeçare, shkruajnë mediet e huaja.

Kryeqyteti ka aktivizuar një reagim urgjent pas infeksionit të ri, përfshirë mbylljen e kompleksit të banimit ku jetonte pacienti.

Vendimi erdhi tre ditë pasi autoritetet njoftuan se vetëm një pacient me koronavirus po trajtohej me koronavirus.

Kryeqyteti nuk raportoi asnjë rast të ri përgjatë periudhës 16 prill-10 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat