India në “syrin e ciklonit”! Shteti gjigant ka regjistruar rekordin e rasteve të reja pozitive në 24 orët e fundit: janë thuajse 11 mijë. Në total preket shifra 300 mijë të infektuar që prej fillimit të pandemisë (297.535) dhe 8 498 të vdekur.
E ka bërë me dijë Ministria e Shëndetësisë, sipas asaj që sjell CNN. Me këtë azhornim të ri, India kalon Mbretërinë e Bashkuar në renditjen e vendeve më të prekur dhe sëmurë në botë: tani është në vend të katërt, pas SHBA (më shumë se 2 milionë), Brazilit (800 mijë) dhe Rusisë (510 mijë).
Mbretëria e Bashkuar, në pritje që të vijnë të dhëna të tjera, regjistron sipas Johns Hopkins University 293 mijë raste.