Motra e Kim Jong-un kërcënon Korenë e Jugut me veprim ushtarak

Azia

Motra e Kim Jong-un kërcënon Korenë e Jugut me veprim ushtarak

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 20:38
Motra e Kim Jong-un

Motra e liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Unka kërcënuar sot me veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut teksa kritikonte Seulin për përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paaftësinë për të ndaluar aktivistët që shfaqin parulla kundër Penianit në kufirin mes vendeve.

Duke e përshkruar Korenë e Jugut si “armik”, Kim Yo-Jong përsëriti kërcënimet e mëhershme duke thënë se Seuli së shpejti do të dëshmojë shembjen e zyrës “së padobishme” të marrëdhënieve ndër-Koreane në qytetin kufitar Kaesong.

Zonja Kim, e cila mban postin e zv. drejtores së parë të komitetit qendror të Partisë Komuniste, tha se hapin e ardhshëm të kundërpërgjigjes ndaj Seulit do t’ia linte në dorë krerëve ushtarakë.

“Duke ushtruar pushtetin tim të autorizuar nga lideri suprem, kam instruktuar departamentin e çështjeve me armikun të bëjë me vendosmëri hapin e ardhshëm. Nëse duhet të jap një ide për planin tonë siç kërkohet nga autoritetet e Koresë së Jugut, veprimi i ardhshëm në lidhje me çështjet e armikut do i lihet në dorë gjeneralit të ushtrisë sonë”, shtoi ajo.

“Po, ushtria jonë do të përcaktojë diçka për të bërë, për të qetësuar zemërimin e popullit tonë”.

Retorika e ashpër e zonjës Kim tregon për statusin e saj të ngritur në udhëheqjen e Veriut. Ajo shihet tashmë si gruaja më e fuqishme në vend dhe konsulentja më e afërt e vëllait të saj. Mediat shtetërore thonë se ajo ka marrë përsipër së fundmi sektorin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut.

Zyra e ndërlidhjes në Kaesong, e cila është mbyllur prej janarit nga shqetësimet e koronavirusit, ishte krijuar si pjesë e marrveshjes së arritur mes Kim Jong-un dhe presidentit koreano-jugor Moon Jae-in në vitin 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat