Mobilizohet Koreja e Jugut, pas kërcënimit që mori sot nga motra e Kim Jong-un - Bota Sot
Mobilizohet Koreja e Jugut, pas kërcënimit që mori sot nga motra e Kim Jong-un

Azia

Mobilizohet Koreja e Jugut, pas kërcënimit që mori sot nga motra e Kim Jong-un

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 13:54
Kim Yong Un

Koreja e Jugut ka mbajtur një takim të sigurisë emergjente, pasi Koreja e Veriut e kërcënoi me ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër shtetit fqinj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët në Seul i kërkuan Koresë së Veriut të mbështesë marrëveshjet e pajtimit, në mesin e tensioneve ndërkufitare.

Ndërkohë Drejtori i Sigurisë Kombëtare në Korenë e Jugut, Chung Eui-yong, mbajti të dielën një video-konferencë urgjente, me ministrat përgjegjës për sa i përket sigurisë, si dhe me gjeneralët ushtarakë. Ata diskutuan për situatën e fundit në “Gadishullin Korean” dhe hapat e mundshëm të qeverisë.

Lidhur me këtë rast Ministria e Unifikimit, e cila merret me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se të dy palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e ofruara. Ndër tjerash institucioni tha që Korea e Jugut e sheh të rëndë situatën aktuale.

Ndryshe, të shtunën motra e liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Kim Yo-Jong, ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut teksa kritikonte Seulin për përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paaftësinë për të ndaluar aktivistët që shfaqin parulla kundër Penianit në kufirin mes vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat