Afganistan, 5 civilë të vrarë gjatë sulmit të armatosur

Azia

Afganistan, 5 civilë të vrarë gjatë sulmit të armatosur

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 14:10
Ilustrim

Së paku pesë civilë janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur në vendin Ismail Hil, në krahinën afgane Host.

Zëdhënësi i policisë në Host, Adil Haydari, deklaroi se disa persona të panjohur kryen sulm të armatosur mbi një shtëpi në fshatin Digan, në lindje të vendit.

Është konfirmuar se në sulmin janë vrarë së paku pesë civilë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit janë arratisur në drejtim të panjohur. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat