Vriten 20 ushtarë indianë, raportohet për 43 ushtarë të plagosur kinezë

Azia

Vriten 20 ushtarë indianë, raportohet për 43 ushtarë të plagosur kinezë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:14
Foto

Nga përleshja e armatosur mes forcave kineze dhe atyre indiane, kanë humbur jetën 20 ushtarë indianë përfshirë edhe një kolonel, derisa Kina ka raportuar për 43 të plagosur pas një beteje sy me sy, që shpërtheu mes dy palëve përgjatë vijës kufitare që ndanë këto dy vende.

Ushtria indiane ka njoftuar se “përleshja sy me sy” shpërtheu në luginën Galwan në veri të Ladakh, ku raportohet se janë shkaktuar dëme nga të dyja palët.

Pavarësisht se në fillim ishte raportuar për vetëm dy të vdekur, ushtria në mbrëmje njoftoi se e vërteta është se 20 ushtarë kanë humbur jetën përfshirë edhe një kolonel.

Autoritetet kineze kanë njoftuar për 43 të plagosur, duke mos specifikuar se sa ushtarë kanë humbur jetën gjatë konfrontimit. Tensionet u rritën mes dy fuqive bërthamore gjatë muajve të fundit, por mbrëmë esklaoi duke pasur viktima.

NDTV raporton se të shtëna armësh nuk ka pasur gjatë kësaj beteje nga të dyja palët, por ushtarët sulmuan njëri-tjetrin me shkopinj dhe mjete tjera të forta. Në këtë përleshje ka humbur jetën edhe koloneli B. Santosh Babu, oficeri i brigadës së 16-të Bihar.

E ëma e tij Manjula ka deklaruar për New Indian Express, se ka humbur të birin dhe se nuk po mund të pajtohet me këtë fakt. Megjithatë thotë se është krenare që i biri vdiq për vendin.

Në anën tjetër një video amatore e publikuar në internet, shfaqet një ushtar kinez i cili rrahet brutalisht nga persona të uniformuar që duket se janë ushtarët indianë. Por, zyrtarë të lartë ushtarakë në Indi kanë mohuar përfshirjen e ushtarëve të tyre në rrahjen e ushtarit kinez
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat