Publikohen pamje të reja të shkatërrimit të zyrës “ndërlidhëse” mes dy Koreve

Azia

Publikohen pamje të reja të shkatërrimit të zyrës “ndërlidhëse” mes dy Koreve

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:52
Foto Ilustrim

Është publikuar pamje e re e momentit kur Koreja e Veriut hedh në erë dhe shkatërron plotësisht zyrën ndërlidhëse mes dy Koreve, që gjendjet në qytezën Kaesong.

Mediat e atjeshme jo shumë pas detonimit kanë bërë të ditur se nga shpërthimi i madh dhe tymi i zi që ngritej në qiell, kanë raportuar menjëherë duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë sulm.

Një burim i ushtrisë në Seul ka bërë të ditur për Reuters se një ditë më herët kanë shënjuar objektin duke udhëzuar stafin të largohet nga zyra, e ushtarët jug-korean e kanë ndjekur momentin e shpërthimit përmes kamerave.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur që kur aktivistët e Koresë së Jugut dhe dezertorët e Koresë së Veriut, kishin dërguar 50 mijë fletushka në shtetin komunist përmes të cilave kritikonin liderin Kim Jong-un për shkelje të drejtave të njeriut në vendin më të izoluar në botë.

Në anën tjetër Koreja e Jugut ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet, nëse fqinji i saj vazhdon të provokoj dhe të nxit tensione të panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat