Kina regjistron 28 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 28 raste të reja me COVID-19

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 07:57
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina regjistroi 28 raste të transmetuara në vend me Covid-19 të mërkurën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, raporton Cnn.

Pekini ka 21 raste të reja, Hebei ka dy, dhe ka një rast në Tianjin.

Zyrtarët në Pekin po bëjnë përpjekje të përmbajnë një grup të ri infeksionesh të lidhura me një shpërthim në Xinfadi, tregu më i madh i ushqimeve me shumicë të qytetit.

Rastet e reja të Pekinit sjellin numrin e përgjithshëm të infeksioneve që lidhen me klasterin në 158, transmeton lajmi.net.

Autoritetet në Pekin kanë imponuar një bllokim të butë për të gjithë qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat