Ish-ministri i Drejtësisë arrestohet me dyshimin për blerje votash

Azia

Ish-ministri i Drejtësisë arrestohet me dyshimin për blerje votash

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Prokurorët japonezë arrestuan ish-ministrin e Drejtësisë, Katsuyuki Kawai dhe bashkëshorten e tij deputete, Anri, me dyshimin se u jepnin para politikanëve dhe përkrahësve gjatë fushatës së saj elektorale për zgjedhjet e vitit të kaluar, transmeton NHK.

Ky është veprimi më i fundit në një seri skandalesh në Qeverinë e kryeministrit Shinzo Abe.

Çifti dyshohet se bleu vota në garën për Dhomën e Këshilltarëve, në korrik të vitit të kaluar, duke shkelur ligjin e zgjedhjeve.

Image
Katsuyuki Kawai

Më pas, Anri Kawai fitoi një vend në Dhomën e Lartë të Parlamentit.

”Hetuesit kanë zbuluar se Katsuyuki Kawai dyshohet se ka dhënë rreth 24 milionë jen në dorë dhe bashkëshortja e tij rreth 1,5 milionë jen për rreth 100 persona, në prefekturën perëndimore të Hiroshimas për fushatën e saj”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo/DPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat