India planifikon të vendosë barriera për produkte nga Kina

Azia

India planifikon të vendosë barriera për produkte nga Kina

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

India planifikon të vendosë barriera më të larta tregtare dhe të rrisë taksat e importit për rreth 300 produkte nga Kina dhe gjetkë, thanë dy zyrtarë qeveritarë, si pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur bizneset e vendit.

Plani është në shqyrtim, sipas një dokumenti qeveritar të siguruar nga Reuters, dhe është në përputhje me fushatën të paralajmëruar së fundmi të kryeministrit Narendra Modi për të promovuar produktet vendase.

Strukturat e reja të planit ka të ngjarë të përshkruhen gradualisht gjatë tre muajve të ardhshëm, thanë burimet.

Ministria e Financave dhe Ministria e Tregtisë, e cila është e përfshirë në diskutime, nuk iu përgjigj kërkesave për të komentuar.

20 ushtarë indianë mbetën të vrarë nga një konfrontim me Kinën në një zonë neutrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat