Kinë, 8 nxënës mbyten në lumë

Azia

Kinë, 8 nxënës mbyten në lumë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Tetë nxënës të shkollës fillore u mbytën në një lumë në jugperëndim të Kinës të dielën, njoftoi media shtetërore.

Nxënësit e shkollës në Komunën Chongqing ishin duke luajtur pranë lumit kur ndodhi incidenti, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua. Trupat u nxorën pas një operacioni kërkimi.

Gjatë lojës, njëri prej fëmijëve ra në lumë në fshatin Tongjia të qarkut Tongnan. Nxënësit e tjerë u përpoqën të shpëtonin bashkëmoshatarin e tyre, por pa sukses, dhe u mbytën të gjithë. Hetimi rreth ngjarjes është duke vazhduar.

Mbytja në ujë është një nga shkaqet kryesore të vdekjes te fëmijët e moshës 1-14 vjeç në Kinë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat