Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 08:21
Ilustrim

Kina ka publikuar raportin ditor me COVID-19.

Autoriteti shëndetësor kinez tha të mërkurën se pranoi raporte për 12 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 të martën, nga të cilët nëntë u transmetuan brenda dhe tre u importuan, raporton Reuters.

Nga rastet e transmetuara brenda vendit, shtatë u raportuan në Pekin dhe dy në Provincën e saj fqinje Hebei, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.

Asnjë vdekje në lidhje me sëmundjen nuk u raportua të martën, sipas komisionit.

Që nga e marta, rastet e konfirmuara të përgjithshme në kontinent kishin arritur në 83.430, përfshirë 368 pacientë që ende ishin duke u trajtuar, me 12 në gjendje të rëndë, transmeton lajmi.net.

Gjithsej 78428 njerëz ishin liruar pas shërimit dhe 4,634 njerëz kishin vdekur nga sëmundja, tha komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat