Rrufeja vret 107 njerëz në Indi

Azia

Rrufeja vret 107 njerëz në Indi

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Të paktën 107 njerëz vdiqën nga goditjet e rrufeve në Indi, thanë zyrtarët, gjatë fazave të hershme të erërave vjetore të monsunit.

Rreth 83 njerëz mbetën të vdekur në shtetin lindor të varfër e të Bihar pasi u goditën nga rrufeja dhe 24 të tjerë vdiqën në shtetin verior të Uttar Pradesh të enjten.

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, thanë zyrtarët.

Goditjet e rrufeve gjatë musonit vjetor qershor-shtator janë mjaft të zakonshme në Indi.

Por, ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive të Biharit, Lakshmeshwar Rai, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ky ishte numri më i lartë ditor i vdekjeve nga rrufeja që kishte regjistruar shteti në vjetët e fundit.

Monsunët janë erëra përmbysëse sezonale të shoqëruara me ndryshime përkatëse të reshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat