125 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Iran

Azia

125 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Iran

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:16
Iran

Në Iran, 125 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.364.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.456 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 220.180.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 180.661 persona, ndërkohë që 2.928 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.583.542 teste.

Lari shtoi se provincat Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Razavi Koharasan janë cilësuar si “zona të kuqe”, ndërsa provincat Azerbajxhani Lindor, Sistan-Balochistan, Bushehr, Loristan dhe Gulistan llogariten si rajone me rrezikshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat