Misteri i shpërthimit në Iran, në tunelet e fshehura në male fshehin raketat që i prodhojnë – alarmohen analistët

Azia

Misteri i shpërthimit në Iran, në tunelet e fshehura në male fshehin raketat që i prodhojnë – alarmohen analistët

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:24
Foto Ilustrim

Analistët konsiderojnë se shpërthimi i djeshëm në malet e Iranit që është dëgjuar edhe në Teheran, ka ndodhur në zonën ku gjendet sistemi i fshehur i tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave, shkruan AP.

Siç raporton kjo agjenci, ende nuk dihet se çfarë ka shpërthyer dje në orët e para të mëngjesit si dhe shkaku i shpërthimit, ku si pasojë mbi qiellin e Teheranit është shfaqur një top i madh i zjarrtë.

Në kryeqytetin e këtij vendi janë dridhur edhe ndërtesat, kurse në vend të ngjarjes menjëherë kishte dalur ekipi i televizionit publik. Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se nuk ka viktima dhe se sipas tij shkaku i shpërthimit edhe rrjedhja e gazit, duke mos specifikuar se për çfarë gazi bëhet fjalë.

Ai gjithashtu nuk e ka treguar lokacionin e saj duke mos e cilësuar hapësirën si publike, dhe duke ngritur dyshime se me pse përfaqësuesit ushtarak po e trajtojnë rastin e jo ekipet e zjarrfikësve, shkruan AP.

Sipas analistëve, hapësira ku gjendet gazi është jo larg bazës së raketave Kodir, kurse një ekspert amerikan i armëve pretendon se shpërthimi ka përfshirë kompleksin që prodhon raketat.

Sipas gjetjeve të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Washington, Kodir është lokacioni ku gjenden një sërë tunelesh, kurse në disa prej tyre dyshohet se prodhohen armë, gjë që e konfirmojnë dyshimin edhe imazhet satelitore ku mund të shihen qartë bazat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat